Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon Tuchelin

Trajneri aktual i Chelseat, gjermani Thomas Tuchel është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës së Real Madridit, përcjellë “Sport” të enjten.

Gjasat janë të mëdha që në fund të këtij sezoni, Reali ta shkëpusë kontratën me trajnerin italian Carlo Ancelotti.

E në vend të Ancelottit, po synohet Tuchel, i cili pritet të largohet nga Chelsea pas zhvillimeve të fundit tek ekipi nga Londra.