Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tsitsipas eliminon Benoit Pairen

Bartësi i katërt i turneut, Stefanos Tsitsipas, fitoi kundër Benoit Paire në një ndeshje që nuk doli të jetë e lehtë për të. Tsitsipas avancoi në raundin e katërt në turnein “Australian Open”, pas fitores 3:1 në sete kundër Paires, 6:3, 7:5, 6:7 dhe 6:4.

Tani do të luajë kundër Taylor Fritzit.

Tsitsipas ishte nënkampion në “French Open”, ndërsa shkoi deri në gjysmëfinale vitin e kaluar në Australi.

Fritzi, bartësi i 20-të i garës fitoi 6:0, 3:6, 3:6, 6:4 dhe 6:3 kundër Roberto Bautista Agutit.

Në raundin e katërt të këtij turneu u kualifikua për herën e parë në karrierë.

Amerikani 24-vjeçar, që merr pjesë në “Australian Open” për herën e gjashtë, regjistroi vetëm fitoren e dytë nga shtatë ballafaqime të ndërsjella me Bautista Agutin, spanjollin 33-vjeçar.

Një tjetër amerikan 24-vjeçar, Maxime Cressy, po ashtu u kualifikua në raundin e katërt për herën e parë në karrierë.

Edhe Tsitsipas kalon në gjysmëfinale të “Australian Open” Sport Tsitsipas kalon në gjysmëfinale të “Australian Open”

Cressy fitoi kundër australianit që mori pjesë me ftesë në këtë turne, Chris O’Connell, 6:2, 6:7, 6:3 dhe 6:2.

Në raundin tjetër, përballë do ta ketë kampionin e “U.S Open”, Daniil Medvedev.

Felix Auger-Aliassime fitoi 6:4, 6:1 dhe 6:1 kundër Dan Evans.