Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tsitsipas kalon në gjysmëfinale të “Australian Open”

Stefanos Tsitsipas ka kaluar në gjysmëfinale të turneut “Australian Open” pas fitores 3:0 në sete, 6:3, 6:4 dhe 6:2.

Në çerekfinale fitoi përballë tenistit Jannik Sinner.

Bartësi i katërt i garës, Tsitsipas ka fituar në çerekfinale të pesë garave të mëdha në të cilat ka luajtur, por ende nuk ka fituar një titull “Grand-Slam”.

Tsitsipas e ka vetëm një fitore në katër gjysmëfinalet e “Grand-Slameve” të kaluara, atë të “Roland Garrosit” vitin e shkuar.

Artikuj të ngjashëm