Klubi i elitës së futbollit të Austrisë, Tiroli është i interesuar për futbollistin e Llapit, Kastriot Selmanin.
Lajmin për KOHËN e ka bërë të ditur trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Po është e vërtetë. Trioli është i interesuar për Kastriot Selmanin. Jemi duke pritur ofertën zyrtare dhe besoj që Selmani do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Austrisë", tha Batatina.
Interesimin e klubit austriak e ka konfirmuar edhe futbollisti Kastriot Selmani.
"Trioli ka shprehur interesim për mua. Jemi në pritje të ofertës zyrtare dhe pastaj do të shohim. Unë jam i gatshëm të bëjë një hap të madh në karrierë", tha Selmani për KOHËN.
21-vjeçari, si lojtar është rritur te Prishtina.