Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri skuadra të mëdha pas Van de Beekut

Juventusi dhe Interi janë skuadrat e radhës që kanë shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Unitedit, Donny Van De Beek.

Holandezi do të largohet nga “Djajtë e Kuq” pasi nuk ka gjetur hapësira në formacionin bazë të trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se dy klubet italiane janë të gatshme të ofrojnë rreth 40 milionë euro për shërbimet e holandezit.

Për Van De Beek interesim ka shprehur edhe Real Madridi.

Ai ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm