Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia favorite për Van de Beek

Skuadra nga La Liga, Valencia, është favorite për shërbimet e mesfushorit Donny van de Beek, përcjell të premten “Fichajes”.

Mësohet se ekipi spanjoll tashmë e ka bindur holandezin dhe është në negociata me Manchester Unitedin për lirimin e tij.

Tek Unitedi nuk llogaritin në 25-vjeçarin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Van de Beek u rikthye këtë edicion tek Unitedi pas huazimit tek Evertoni, por nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Erik ten Hag për mesfushën.

Këtë edicion Van de Beek ka vetëm 30 minuta lojë dhe për këtë arsye po dëshiron të largohet nga Unitedi.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.