Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll sot

Do të zhvillohen sot edhe tri ndeshjet e mbetura të Superligës së Kosovës për t’u kompletuar edhe xhiroja e pestë e këtij edicioni.

Ballkani-Llapi dhe Malisheva-Feronikeli ishin dy ndeshjet hapëse që u zhvilluan dje në kuadër të kësaj jave, raporton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kampioni aktual Prishtina që nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon sot do të ballafaqohet me Dukagjinin nga ora 15:00.

Gjilani e pret Ulpianën, kurse sfida kryesore do të jetë ajo ndërmjet Drenicës dhe Dritës nga ora 16:00.

Drenica që po vazhdon të befasojë në këtë fillim të edicionit të ri ka 10 pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelë, kurse Drita është një pozitë më poshtë me tetë pikë.