Trepça ’89 është duke fituar takimin me Besën në Pejë me rezultat 1 me 0, por një rast i paqartë ka ndodhur në këtë takim kur gjyqtari anuloi golin e dytë të mysafirëve, pesë minuta pasi u shënua.
Festim Krasniqi realizoi gol në minutën e 61, por goli i tij u anulua pesë minuta më vonë me arsyetimin se topin nuk kishte kaluar vijën e portës.