Besnik Krasniqi ka shënuar një tjetër gol për Dritën nga penalltia. Krasniqi shënoi golin e epërsisë për Dritën në minutën e 12-të ndaj Trepçës ’89, në kuadër të javës së 28-të të Superligës në futboll.
Dy minuta më herët penalltinë e siguroi Kastriot Selmani që u pengua në zonë nga Gentrit Dumani.