Klubi basketbollistik Trepça e ka marrë seriozisht sezonin e ri garues, pasi ka nisur me përforcime qysh në muajin qershor. Klubi mitrovicas të shtunën njoftoi edhe për transferin e parë të huaj për edicionin e ri.
Qendra 206-centimetërshe Jahsim Floyd ka nënshkruar me Trepçën për sezonin 2022/23.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë sezonin e rregullt 2021/22, Floyd ka luajtur me ekipin e St. Thomas në ligën NAIA në SHBA me një mesatare prej nëntë pikëve, katër kërcimeve, dy asistimeve e një bllokade.
Përveç Floydit, Trepça i ka zyrtarizuar edhe dy transferime të mëdha. Erjon Kastratin e Mikaile Tmusiqin nga kampioni Golden Eagle Ylli.