Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Trepça shton edhe një amerikan

Fundori Adam Grant është përforcimi më i ri i skuadrës së Trepçës për edicionin 2022/23. Grant është zyrtarizuar të mërkurën te skuadra mitrovicase, me të cilën ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Grant (185 cm), sezonin e fundit ka luajtur në Egjipt, te skuadra Heliopolis. "Adam Grant zbarkon në MINATORI për një përvojë plot emocion. Welcome Adam", thuhet në njoftimin e Trepçës.

Ai bëhet amerikani i katërt që tashmë është prezantuar te Trepça, pasi klubi ka siguruar edhe Andrew Gordonin, Jahsim Floydi e Clevon Brownin.

Artikuj të ngjashëm