Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça mposht me rezultat të thellë Dritën

KB Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën në palestrën “Minatori” Trepça mposhti me rezultat të thellë Dritën me shifrat 107:47.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit e dominuan takimin nga fillimi e deri në fund duke krijuar epërsi të lartë.

Drilon Hajrizi ishte lojtari më i dalluar te Trepça me 12 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

Edhe Trepça vazhdon me fitore, mposht thellë Dritën Sport Trepça vazhdon me fitore, mposht thellë Dritën

U ndihmua edhe nga Mike Edwards që shtoi 19 pikë dhe shtatë kërcime.

Te Drita u veçua Enis Morina me gjashtë pikë dhe 10 kërcime.