Basketboll

Tjetër fitore e thellë për kampionen

Trepça

Kampionia në fuqi, Trepça, ka arritur tjetër fitore të thellë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça të shtunën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë e mposhti Borën me rezultatin 88:71. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 19-të.

Skuadra nga Mitrovica i fitoi të katër çerekët me rezultatet 20:15, 24:19, 14:9 dhe 30:28.

Për Trepçën ishte fitorja e 11-të rresht në kampionat.

Trepça të mërkurën e mposhti Borën edhe në gjysmëfinalen e parë të Kupës

Ndërkohë për Borën ishte disfata e dytë rresht në elitë.

Mikaile Tmushiq me 19 pikë, pesë kërcime, dy asistime dhe Shawn Jones me 12 pikë, 13 kërcime dhe tri asistime ishin më të dalluarit te Trepça.

Me 15 pikë, 11 kërcime dhe një asistim fitoren e ndihmoi edhe Mustapha Amzil.

Ndërsa lojë të mirë te Bora pati Shaquan Jules me 14 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Trepça ka 35 pikë në vendin e parë. Bora renditet në pozitën e tretë me 28 pikë.