Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça fiton dramën ndaj Rahovecit

KB Trepça ka arritur një fitore të madhe të shtunën në palestrën “Minatori” pasi ka mposhtur Rahovecin me rezultatin 71:60

Me këtë fitore mitrovicasit një xhiro pa përfunduar kampionati kanë bërë një hap të madh për të siguruar pozitën e gjashtë në elitën e basketbollit kosovar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi ishte i baraspeshuar me të dyja ekipet që kishin epërsinë. Por ishin mitrovicasit që në pushim shkuan me tri pikë dallim 36:33.

Lojë e barabartë u luajt edhe në çerekun e tretë duke bërë që në periudhën e fundit të hyjnë me rezultat të barabartë 48:48.

10-të minutëshin e fundit vendasit e nisën me një seri prej 10:2 për të krijuar epërsi prej tetë pikëve 58:50.

Këtë epërsi mitrovicasit arritën ta menaxhonin mirë deri në fund të ndeshjes për rezultatin 71:60.

Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Dino Butorac me 23 pikë dhe nëntë kërcime i ndihmuar edhe nga Drilon Hajrizi që shtoi 18 pikë gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Te Rahoveci lojtari më i dalluar ishte Darrel Davis me 16 pikë.

Në xhiron e fundit Trepça do të jetë mysafirë i Ponte Prizrenit përderisa Rahoveci e pret Yllin.