Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça e Prishtina takohen në gjysmëfinale të Kupës

Trepça – Prishtina është gjysmëfinalja kryesore e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Shorti është tërhequr të hënën, ndërsa turneu final i Kupës në të dy konkurrencat zhvillohet më 6 e 7 maj.

Vendi se ku do të zhvillohet turneu final i Kupës do të përcaktohet më vonë. Në gjysmëfinalen tjetër takohen Rahoveci e Besa Famgas.

Skuadra pejane, Besa, vlerësohet favorite. Te hendbollistet, ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Istogut dhe Ferizajt. Në gjysmëfinalen tjetër takohen Vushtrria e Prishtina.