Besa Famgas ka avancuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll pas fitores ndaj Prishtinës.
Ndeshjen e zhvilluar të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, skuadra pejane e fitoi me 13 gola dallim, 39:26.
Dallimi në rezultat u bë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Besa Famgas nuk lejoi befasi.
Deniz Terziqi i shënoi tetë gola në fitore, kurse gjashtë i shtoi Mohamed Yassin.
Ylli Visoka u dallua me lojë të mirë te Prishtina me shtatë gola.
Finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve luhet të dielën nga ora 20:15.