Edhe dy skuadra tjera të Superligës së basketbollit të Kosovës, kanë aplikuar për pjesëmarrje në gara evropiane për sezonin e ri.
Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar të mërkurën, se Trepça e Sigal Prishtina kanë aplikuar në FIBA Europe Cup, që është niveli i katërt i garave.
"Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 29 qershor ka marrë vendim që të miratojë shprehjen e interesimit të KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina për të aplikuar për pjesëmarrje në garat e FIBA Europe Cup për edicionin 2022/23. Këtë vendim Bordi i FBK-së e ka marrë pas përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga FBK dhe FIBA Europe Cup nga KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina për pjesëmarrje në edicionin e ri të kësaj gare evropiane", thuhet në njoftimin e FBK-së.
Për Trepçën, kjo do të jetë paraqitja e parë në Evropë, kurse Prishtina më herët pati arritur deri në 1/8 e finales të kësaj gare. Javën e shkuar, u konfimua pjesëmarrja e Golden Eagle Yllit në Ligën e Kampionëve.
-
Trepça, njëra prej 35 skuadrave në FIBA Europe Cup
-
Peja synon fazën e grupeve në Champions, Trepça në FIBA Europe Cup
-
ENBL League paralajmëron pjesëmarrjen e Prishtinës për sezonin 2022/23
-
Skuadrat kosovare kthehen në garat e FIBA-s pas dy sezonesh
-
Hendboll, tetë skuadra kosovare paraqiten për garat evropiane