Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça, njëra prej 35 skuadrave në FIBA Europe Cup

Trepça e Mitrovicës do të garojë në FIBA Europe Cup në edicionin garues 2023/2024. Skuadra mitrovicase e basketbollit do të paraqitet në fazën kualifikuese, së bashku me 21 skuadra të tjera nga vende të ndryshme evropiane.

Ndeshjet kualifikuese “xehetarët” do t’i zhvillojnë prej 3 deri më 5 tetor. Trepça do të paraqitet në njërin prej shtatë turneve kualifikues. Fituesit e të gjitha shtatë grupeve kualifikuese do të kalojnë në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup, që është niveli i katërt i garave evropiane për klube të basketbollit.

Gjashtë prej turneve do t’i kenë nga tri ekipe, ndërsa një turne do t’i ketë katër ekipe. Do të luajnë secili me secilin dhe fituesi i grupit do të avancojë.

Shorti do të tërhiqet më 8 gusht në Munih të Gjermanisë.

Për short, Trepça është e para në vazon e dytë. Në vazon e dytë janë edhe Jamtland i Suedisë, Bnei Herzlia i Izraelit, Rapid Bucuresti (Rumani), Manisa (Turqi), Rostock (Gjermani), Chernomorec (Bullgari). Në vazon e parë janë Groningeni (Holandë), Porto (Portugali), Egis Kormend (Hungari), Keravnos (Qipro), Zaragoza (Spanjë), Kataja (Finlandë).

Vazoja e tretë përbëhet nga Famagusta (Qipro), Pardubice (Çeki), Tindastoll (Islandë), Nevezis (Lituani), Rabotniçki (Maqedoni V.), Feniks 2010 (Maqedoni V.), Boras (Suedi). Në vazon e katërt është vetëm skuadra nga Azerbajxhani, Sabah.

Edhe Trepça do të garojë në FIBA Europe Cup Basketboll Trepça do të garojë në FIBA Europe Cup

Trepça edhe vjet u paraqit në FIBA Europe Cup, por nuk la ndonjë gjurmë ndonëse organizoi turneun kualifikues. Ky është edicioni i nëntë i FIBA Europe Cup.

Prej skuadrave të basketbollit në gara evropiane paraqitet edhe Peja. Ajo do të garojë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Peja është kampione, ndërsa Trepça është fituese e Kupës së Kosovës.