Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, tetë skuadra kosovare paraqiten për garat evropiane

Plot tetë skuadra kosovare të hendbollit në të dy konkurrencat, do të jenë pjesë e skenës evropiane për sezonin e ri – 2021/22, ka njoftuar të mërkurën Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Sipas FHK-së, të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të dalë në arenën ndërkombëtare, si asnjëherë më parë.

Në konkurrencën e meshkujve, do të marrin pjesë Besa Famgas, Prishtina, Trepça dhe Vëllaznimit, ndërsa te femrat, do të paraqiten Vushtrria, Istogu, Prishtina e Ferizaj.

Të gjitha këto ekipe, do të paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup) që njihet si niveli i tretë evropian.

“Paraqitja në Evropë vlerësohet shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të hendbollit, ndërsa shumë prej skuadrave tona synojnë të kalojnë kundërshtarë. Natyrisht shumë do të varet nga shorti që do të tërhiqet. Të gjitha klubet kanë vendosur të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Bëhet fjalë për nivelin e tretë evropian, por që përfshinë skuadra mjaft të forta evropiane”, thuhet në njoftimin e FHK-së.