Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Shtatë ekipe kosovare të hendbollit do të paraqiten në Evropë

Hendboll

Plot shtatë skuadra kosovare të hendbollit do të paraqiten në garat evropiane në edicionin 2026/2027.

Të gjitha shtatë ekipet, që kanë shfrytëzuar të drejtën e paraqitjes në garën kontinentale, do të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Te hendbollistët, pos kampionit, Kastriotit të Ferizajt, janë paraqitur për Kupën Evropiane edhe Besa Famgas nga Peja dhe Vëllaznimi i Gjakovës. Ndërkohë te hendbollistet do të garojnë katër skuadra: Samadrexha, Shqiponja e Gjakovës, Istogu dhe Ferizaj. Samadrexha ka fituar titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës”, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) të martën.