Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça e fortë për Prizrenin

KB Trepça e ka mposhtur në udhëtim skuadrën Prizreni-16 në ndeshjen e fundit të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e luajtur të enjten mbrëma në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, është mbyllur me rezultatin 93:78 në favort të ekipit nga Mitrovica.

Kjo është fitorja e shtatë për Trepçën dhe e ngrit në kuotën e 16 pikëve, sa i ka edhe Golden Eagle Ylli në krye të tabelës.

Ndërkohë, Prizreni-16 ka 13 pikë të mbledhura.

Taurus Cockfield me 19 pikë e nëntë kërcime ishte më efikasi te Trepça kurse Andrew Gordon e Drilon Hajrizi shënuan nga 14 pikë secili.

Te Prizreni-16, Ivan Koleviq pati 20 pikë, i përcjellë nga Cortney Fells (14) e Michael Green (14).