Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, fitore e re për Trepçën

Trepça ka vazhduar me rezultate të mira në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 23-të, Trepça fitoi në udhëtim ndaj Prizrenit-16 me shifrat 79:70.

Mitrovicasit dallimin e bën që në pjesën e parë të cilën e fituan me shifrat 23:9.

Mike Edwards ishte më i miri te Trepça me 19 pikë e 13 kërcime.

Drilon Hajrizi i shtoi 14 pikë e dhjetë kërcime.

Te Prizreni u dallua Darrell Davis me 25 pikë e dhjetë kërcime.

Trepça tani i ka 39 pikë, sa edhe Golden Eagle Ylli. Këto dy skuadra ndajnë pozitat e pare. Prizreni është i katërti me 35 pikë.