Trepça ’89 ka siguruar matematikisht titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.
Kjo u arrit pas fitores 0 me 2 ndaj Besës në xhiron e 30-të, tri xhiro para fundit të sezonit.
Trepça tani ka 74 pikë, 13 më shumë se Feronikeli që për katër ndeshjet e mbetura e ka të pamundur të arrijë mitrovicasit.
Ky është titulli i parë në histori të 89-shit.
Artikuj të ngjashëm