Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 ka mposhtur Besën me rezultat 3 me 0 për të kaluar në pozitën e dytë të Superligës.
Dy gola për ’89 i realizoi sulmuesi Oto John derisa golin e fundit për mitrovicasit në këtë takim e realizoi Florent Hasani.
Me këtë fitore kampioni i Kosovës kalon në pozitën e dytë me 16 pikë, një më pak se Llapi në pozitën e parë.