Pa fitues është mbyllur ndeshja e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë. Dueli i luajtur në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, në kushte të papërshtatshme për lojë ka përfunduar 1:1.
Mysafirët kaluan në epërsi në fillim të ndeshjes. Anes Hoti shënoi në minutën e 4-t. Vendasit barazuan rezultatin në 1:1 me golin e Adenis Shalës në minutën e 70-të. Në këtë takim, gola më nuk pati dhe të dyja ekipet rrëmbyen nga një pikë. 89-shi vazhdon të mbetet në vendin e shtatë, tani me 22 pikë, aq sa ka edhe Arbëria që është një pozitë më lartë.