Trepça ’89 ka bërë përforcimin e dytë për edicionin e ri. Skuadra mitrovicase është kthyer në Superligën e Kosovës në futboll, por nuk ka qenë shumë aktive deri më tani.
“Xehetarët” të martën kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Erdin Dushin.
“Dushi vije si përforcim në pjesën defanzive të ekipit. Mund të luaj qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Drenicës dhe pati performanca mjaft të mira”, thuhet në njoftimin e 89-shit.