Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haliti i bashkohet Trepçës ‘89

Mbrojtësi Ahmet Haliti është përforcimi i radhës te Trepça ’89 gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubi nga Mitrovica e ka prezantuar të enjten Halitin, që tashmë është bashkuar me ekipin e ri në fazën përgatitore.

Haliti te Trepça ’89, që po synon mbetjen në Superligën e Kosovës në futboll, po shihet si përforcim i rëndësishëm për fazën defanzive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krahas karrierës në Shqipëri, Haliti në Kosovë ka luajtur edhe për Hysin, Prishtinën, Feronikelin e Llapin.