Mesfushori Ergyn Ahmeti do të jetë pjesë e Llapit për edicionin e ardhshëm.
Mesfushori 27-vjeçar është prezantuar te Llapi të hënën, ndërsa me ekipin e ri ka firmosur kontratë njëvjeçare.
Ahmeti i bashkohet Llapit nga skuadra e Dukagjinit, për të cilën luajti në dy edicionet e fundit.
Ai karrierë në Kosovë, ka bërë edhe te skuadra e Prishtinës e Dritës. Në njoftimin e Llapit, thuhet se Ahmeti do të jetë “forcë shtesë në repartin e mesfushës” dhe do ti bashkohet ekipit prej ditës së parë të përgatitjeve për edicionin e ri.