Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tre lojtarë kyç të Napolit afër rikthimit

Tre lojtarë kyç te skuadra e Napolit janë afër rikthimit në fushën e lojës.

Mediat italiane kanë shkruar të mërkurën se Victor Osimhen, Alex Meret dhe Piotr Zielinski kanë stërvitur dhe pritet që së shpejti të jenë të gatshëm për lojë.

Osimheni ka zgjatje të muskulit, lëndim të cilin e pësoi derisa ishte duke luajtur në miqësore me Nigerinë kundër Arabisë Saudite më 13 tetor.

Ka munguar në gjashtë ndeshje rresht.

Meret pësoi lëndim në barazimin 1:1 me Union Berlinin në Ligën e Kampionëve më 8 nëntor dhe mungoi ndaj Empolit.

Ndërkohë Zielinski kishte infeksion në fyt sa ishte pjesë e Polonisë në ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.

Napoli pas 12 ndeshjeve ka 21 pikë në Serie A, dhjetë më pak se lideri, Interi.

Ndeshjen e radhës e zhvillon më 25 nëntor në udhëtim tek Atalanta.

Artikuj të ngjashëm