Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Shakhtarit kthehet në Itali

Trajneri i Shakhtar Donetskut, Roberto De Zerbi dhe stafi i tij janë kthyer të hënën në Itali. De Zerbi kishte mbetur në Ukrainë pas sulmeve të Rusisë pasi kishte refuzuar të kthehet derisa të gjithë futbollistët e tij të largoheshin.

Tani, ai është rikthyer në Itali nëpërmjet Hungarisë.

“Kemi arritur në shtëpi dhe jam shumë i lumtur që jemi bashkuar me familjet tona. Mirëpo, ne nuk do të jemi të lumtur derisa gjithë populli i Ukrainës të jetë i lirë. Ne u larguam nga hoteli në këmbë sepse stacioni i trenit ishte afër. Udhëtimi me tren zgjati nëntë orë. Pastaj shkuam me autobus në Budapest përpara se të kthehemi me aeroplan”, ka thënë De Zerbi. “Lufta duhet të ndalet tani. Kurrë nuk jam frikësuar per veten dhe më duhet ta falënderoj kreun e UEFA-s, Aleksandar Çeferinin për përkrahjen e tij”.

Artikuj të ngjashëm