Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, ka konfirmuar se trajneri italian i Shakhtar Donetskut, Roberto De Zerbi, dhe stafi i tij italian janë ende në Ukrainë, ndonëse futbollistët brazilianë të kësaj skuadre ishin në gjendje të largohen. Njëri prej tyre, Junior Moraes, ka treguar se tekniku italian ka refuzuar “dy mundësi për t’u larguar”.
Lojtarët e huaj të Shakhtarit dhe familjet e tyre ishin të grumbulluar në një hotel në Kiev kur nisi pushtimi rus i Ukrainës. Atyre iu bashkuan lojtarë të Dynamo Kievit.
Sipas “New York Times”, lojtarët e huaj, shumica prej tyre brazilianë, kanë udhëtuar me një tren dhe tashmë janë në kufirin me Poloninë.
Por italianët, duke përfshirë De Zerbin, janë ende në Kiev që po tentohet të pushtohet nga forcat ruse.
“Kriza në Ukrainë është skajshmërisht brengosëse”, ka thënë presidenti i Federatës italiane, Gravina, për “ANSA”.
“Unë i falënderoj klubet, udhëheqësit, lojtarët dhe trajnerët që dërgojnë mesazhe për paqe. Në këtë moment presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, po punon për të ndihmuar dhe po del të jetë lider i madh. Situata është kritike dhe vetëm mund të shpresojmë që së shpejti do të ketë armëpushim. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me De Zerbin dhe po punojmë që ta sjellim atë në Itali sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shtuar i pari i futbollit italian.
Edhe
Trajneri i Shakhtarit kthehet në Itali
Sipas “New York Times”, lojtari i Shaktarit, Junior Moraes, ka konfirmuar se De Zerbi dhe asistentët e tij italianë kanë refuzuar të largohen para se lojtarët e skuadrës të jenë të sigurt.
“Ata kanë pasur dy mundësi që të na lënë, por trajneri na ka thënë ‘jo, unë dua të qëndroj deri në fund’”, ka theksuar Moraes.
-
Lojtarët brazilianë të Shakhtarit dhe Kyivit të ngujuar në hotel, kërkojnë ndihmë nga autoritetet
-
Për Shakhtarin, paraqitja në Champions është detyrim ndaj Ukrainës
-
Gara për titull në Ukrainë e Turqi sfidon rrezikun jashtë fushës
-
Shakhtari ka hequr dorë nga trofetë, ndihmon ushtarët e plagosur dhe jetimët e luftës