Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Zerbi pranë Brightonit

Trajneri italian, Roberto De Zerbi, pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Brightonit, ka raportuar “Calciomercato” të enjten. Bëhet e ditur se palët tashmë janë në negociata dhe marrëveshja mund të arrihet brenda kësaj jave.

De Zerbi po shihet te Brightoni si trajneri i duhur për ta zëvendësuar Graham Potterin, i cili mori drejtimin e Chelseat. De Zerbi, aktualisht është i papunë pasi u largua nga skuadra e Shakhtar Donetskut për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë.

Ai së fundmi është kërkuar edhe nga Bologna e Monza, por ka refuzuar ofertat e këtyre skuadrave. De Zerbi më herët ka drejtuar edhe Sassuolon, Palermon, Beneventon e Foggian.