Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Zerbi debuton te Brightoni ndaj Liverpoolit

Trajneri i ri i Brightonit, italiani Roberto De Zerbi do të debutojë në ndeshjen kampionale ndaj Liverpoolit, ka njoftuar “Sky Sports” të hënën.

De Zerbi, të dielën mbrëma u zyrtarizua te Brightoni, ekip me të cilin firmosi kontratë katërvjeçare. Ai në këtë post e zëvendësoi Graham Potterin, i cili javë më parë mori drejtimin e Chelseat.

De Zerbi së bashku me stafin e tij do të prezantohet të martën te Brightoni, ndërsa të shtunën do të debutojë në duelin kundër Liverpoolit që luhet në stadiumin “Anfield Road”.

Brightoni, aktualisht zë vendin e katërt në Premier League me 13 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur se Arsenali që prinë në tabelë me 18 pikë. De Zerbi më herët ka qenë trajner i Shakhtar Donetskut e Sassuolos.

Artikuj të ngjashëm