Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea insiston për De Zerbin

Trajneri nga Italia, Roberto De Zerbi, po kërkohet me ngulm nga skuadra e Chelseat, ka raportuar të premten “Sky Sports”. Bëhet e ditur se Chelsea po dëshiron ta ketë De Zerbin trajner prej sezonit të ardhshëm, pasi në verë do ta shkarkojë Graham Potterin.

De Zerbi thuhet se është i gatshëm ta marrë drejtimin e Chelseat dhe palët këtë muaj do t’i nisin negociatat. Madje, Chelsea është gati të paguajë dëmshpërblim për t’ia shkëputur italianit kontratën me skuadrën e Brightonit.

De Zerbi ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2026, ndërsa është në krye të ekipit anglez prej vitit të shkuar. Nën drejtimin e tij këtë sezon, Brightoni është ngjitur në pozitën e shtatë në Premier League dhe po lufton për një vend që e dërgon në garat evropiane.