Klubi që dëshiron ta ketë trajnerin italian, De Zerbi, do të duhet të paguajë më shumë se 15 milionë euro si kompensim. Kështu është raportuar në mediumet e Anglisë të mërkurën.
De Zerbi është një prej trajnerëve më të kërkuar aktualisht nga skuadra të ndryshme, në Angli dhe Spanjë. Por për trajnerin italian, Brightoni kërkon të kompensohet.
Në Angli janë përmendur si mundësi Liverpooli e Chelsea, ndërsa në Spanjë skuadra e Barcelonës e sheh si zëvendësues të Xavit.