Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Zerbi shihet si zëvendësues i Xavit

Roberto de Zerbi shihet si zëvendësues i Xavit te Barcelona.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar se presidenti i Barcelonës, Juan Laporta ka nisur bisedimet me trajnerin italian, i cili aktualisht është trajner te Brightoni në Angli.

De Zerbi më herët ka drejtuar edhe Shakhtarin, Sassuolon, Beneventon e Palermon. Ai me Brightonin është në vendin e shtatë me 38 pikë.

Xavi në fund të edicionit pritet të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Artikuj të ngjashëm