Mikel Arteta shihet si zëvendësues i Xavit në postin e trajnerit te Barcelona, raportojnë të enjten mediume të ndryshme në Spanjë.
Xavi do të largohet në fund të edicionit aktual nga skuadra e Barcelonës, ndërsa Arteta mund të jetë zëvendësues i tij.
Krerët e Barcelonës besojnë se Arteta është trajner ideal për t’i realizuar synimet për edicionin e ardhshëm. Megjithatë, trajneri spanjoll është i kënaqur te skuadra e Arsenalit, që është në garë për titull të kampionit.
Arsenali zë vendin e tretë me 61 pikë, dy më pak se lideri Liverpooli.