Duke parë interesimin e Real Madridit për Roberto de Zerbin, skuadra e Brightonit i ka ofruar kontratë të re trajnerit italian. “Sky Sports” shkruan të premten se gjasat janë të mëdha që palët të arrijnë marrëveshjen pasi De Zerbi është i kënaqur me kushtet e ofruara.
Kontrata aktuale, i skadon De Zerbit në vitin 2026, ndërsa me kontratën e re, ai do të mbetet në krye të klubit deri në vitin 2027. Po ashtu, do ta ketë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 20 milionë eurosh.
Te Brightoni janë të kënaqur me punën e De Zerbit, i cili mori drejtimin e ekipit në shtator të vitit të shkuar. Aktualisht, Brightoni është i teti në Premier League me 22 pikë të mbledhura, tetë më pak se Arsenali që është lider.