Drejtuesit e Real Madridit kanë nisur kontaktet me trajnerin e Brightonit, italianin Roberto De Zerbi. “Marca” raporton të martën, se Reali po synon angazhimin e De Zerbit prej edicionit të ardhshëm.
Tekniku italian po shihet si pasardhës i denjë i Carlo Ancelottit, i cili do të largohet me të përfunduar edicioni aktual, pasi i skadon edhe kontrata me klubin spanjoll. Reali ka kthyer interesim kah De Zerbi, pasi nuk ka arritur ta bindur Bayer Leverkusenin në lirimin e Xabi Alonsos.
De Zerbi ka impresionuar me rezultatet e arritura me Brightonin dhe lojën e mirë që po e aplikon me ekipin anglez.
Ai ka kontratë me këtë skuadër deri në verën e vitit 2026. De Zerbi është në krye të Brightonit prej muajit shtator të vitit të shkuar.