Reagime të shumta pati kur Ardon Jashari refuzoi t’i bashkohej Përfaqësueses U21 të Zvicrës për ndeshjet e këtij muaji. Arsyet nuk dihen ende, por trajneri i Luzernit, Mario Frick, insiston se reagimet nuk do të ndikojnë te mesfushori Jashari.
“Jam i bindur se nuk do të ndikojnë shumë tek ai. Dhe çështja me Kombëtaren U21 nuk e prek Luzernin. Për ne është e rëndësishme që Ardon Jashari të tregojë paraqitje të mirë të shtunën”, ka thënë Frick për “Luzerner Zeitung”.
Luzerni të shtunën luan kundër Winterthurit në kuadër të kampionatit zviceran.
Jashari është i rëndësishëm për Luzernin. Ai në 13 ndeshje ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me një asistim.