Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Freiburgu interesohet për Ardon Jasharin

Mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari mund ta vazhdojë karrierën në Bundesligë të Gjermanisë. Interesim për mesfushorin e Zvicrës ka shprehur skuadra e Freiburgut. Kështu ka raportuar “Sport Bild” të mërkurën. Gazeta gjermane ka raportuar se Jashari mund t’i bashkohet në janar skuadrës që zë vendin e tetë në Bundesligën gjermane. Interesim më herët për Jasharin kanë shprehur edhe West Hami, Villarreali dhe Bologna. 21-vjeçari me Luzernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Në sezonin aktual, Jashari në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me dy asistime.