Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Jasharin interesohen edhe Gladbachu e Stuttgarti

Mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari, ka thënë së fundmi se do të largohej nga skuadra vetëm nëse i vjen ndonjë mundësi e artë.

Kapiteni i skuadrës së Luzernit, që përfaqëson Zvicrën, mund të përfundojë në Bundesligë te skuadra e Moenchengladbachut. Por edhe Stuttgarti ka shprehur interesim për mesfushorin kreativ.

Kështu ka shkruar të premten “Luzerner Zeitung”.

Për Jasharin më herët interesim kishin shprehur edhe Napoli, Lazio dhe Atalanta.

20-vjeçari vlerësohet shumë në Zvicër. Ai ka kontratë me Luzernin deri në vitin 2026.

Në këtë edicion të Superligës së Zvicrës, Jashari ka shënuar një gol dhe ka kontribuuar me katër asistime në 34 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm