Mesfushori Ardon Jashari mund edhe të mos largohet nga skuadra e Luzernit këtë verë. Kapiteni dhe lojtari më i mirë i edicionit të Luzerni, u ka dhënë shpresë tifozëve të klubit se mund të mbetet në ekip edhe për edicionin e ri.
Te Luzerni e kanë parasysh se do ta kenë të vështirë ta mbajnë Jasharin, por mesfushori është treguar i matur në lidhje më të ardhmen e tij.
“Aktualisht, jam pjesëe Luzernit. Po vijnë pushimet dhe pastaj do të shkojë në Evropianin U21. Pas kësaj, do të shoh se si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Jashari.
“Hapi i ardhshëm nuk është i lehtë, pasi duhet të më përshtatet edhe projekti i klubit”.
Kohët e fundit, interesim të madh për Jasharin, kanë shprehur Porto, Atalanta, Leipzigu e Celticu, ndërsa kartoni i tij po vlerësohet rreth 5 milionë euro. Në edicionin e sapo përfunduar, 20-vjeçari ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 4 asistime në 37 paraqitje për Luzernin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me skuadrën zvicerane deri në verën e vitit 2026.