E ardhmja e Ardon Jasharit vazhdon të jetë e paqartë. 21-vjeçari vazhdon të jetë te Luzerni, por gjasat janë të mëdha që të transferohet këtë muaj. Mediat zvicerane kanë shkruar të mërkurën se për Jasharin po interesohen Anderlechti belg dhe skuadra gjermane, Werder Bremen.
Werderi garon në Bundesligë. “Blick” ka shkruar se edhe Borussia Moenchengladbachu ka shfaqur interesim për mesfushorin.
Por te Luzerni vazhdojnë të llogarisin në Jasharin. Ai është përfshirë në skuadër për ndeshjen e së enjtes ndaj Djugardensit.
Jashari ka kontratë me Luzernin deri në vitin 2026. Luzerni më herët ka refuzuar ta lirojë që të transferohet te Baseli.
Artikuj të ngjashëm