Trajneri i Luzernit, Mario Frick është i bindur se Ardon Jashari do të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit zviceran.
Trajneri i Luzernit insiston se vetëm një ofertë e përshtatshme për lojtarin dhe klubin do ta largonte gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Unë supozoj se kapiteni ynë do të qëndrojë deri në verë. Vetëm një ofertë e pabesueshme në drejtim të tij, por mbi të gjitha për ne, mund të bënte ndryshimin”, ka thënë Frick.
Për 21-vjeçarin e Zvicrës interesim të madh kanë shprehur Freiburgu, Villarreali dhe West Ham United.
Jashari me Luzernin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai për Luzernin në 23 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy here. Për Zvicrën, Jashari ka luajtur dy ndeshje.