Tottenhami ka shënuar fitore në udhëtim te Stoke City, për të rritur gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, e kundërshtarit ia rrit gjasat për rënie nga liga.
1 me 2 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net. Eriksen shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 52 pas asistimit nga Alli.
Vendasit barazuan shifrat përmes Dioufit pesë minuta më vonë.
Por, në minutën e 63 ishte Harry Kane që shënoi për t’ia siguruar pikët e plota ekipit të tij. Për të asistoi Eriksen.
Artikuj të ngjashëm