Harry Kane ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Tottenhamin drejt fitores së thellë.
Të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së 28-të të Premier Leagues, Tottenham Hotspur fitoi 5:0 ndaj Evertonit.
Tottenhami kaloi në epërsi në minutën e 14-të, kur Michal Keane shënoi autogol.
Heung Min Son shënoi për 2:0 në minutën e 17-të, ndërsa Kane realizoi golin e parë personal në minutën e 37-të.
Ai shënoi për 3:0. Me të nisur pjesa e dytë Sergio Reguilon shënoi për 4:0. Reguilon u aktivizua në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi që në minutën e parë.
Edhe
Arsenali “shkatërron” Tottenhamin, shkëputet në tabelë
Kane vendosi rezultatin përfundimtar, 5:0, në minutën e 55-të.
Tottenhami është i shtati me 45 pikë nga 26 ndeshje. Evertoni mbetet në zonë të rrezikshme. Renditet i 17-ti me 22 pikë nga 25 ndeshje.