Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami thellon krizën e Chelseat

Tottenhami ka shënuar fitore për ta thelluar krizën e Chelseat. Të dielën, Tottenami e mposhti 2:0 Chelsean.

Për 1:0 shënoi Oliver Skipp në minutën e 46-të. Sulmuesi Harry Kane shënoi për 2:0 në minutën e 82-të.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 25-të të Premier Leagues.

Tottenhami me fitore është forcuar në pozitën e katërt. I ka 45 pikë nga 25 ndeshje. Chelsea mban vendin e dhjetë me 31 pikë nga 24 ndeshje.