Harry Kane ka shënuar golin e fitores për Tottenhamin.
Tottenhami të hënën mposhti në udhëtim Fulhamin me golin e shënuar nga Kane në minutën e 45-të.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 21-të të Premier Leagues së Anglisë. Tottenhami mbetet në vendin e pestë me 36 pikë, kurse Fulhami në vendin e shtatë me 21 pikë.