Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore shumë e rëndësishme e Tottenhamit

Harry Kane - Tottenham

Harry Kane ka shënuar gol nga penalltia në fund të pjesës së parë (45+8’) për fitoren e rëndësishme të Tottenhamit. Totteenhami të dielën fitoi 1:0 ndaj Burnleyt, në kuadër të xhiros së 37-të të Premier Leagues. Sulmuesi Kane konkretizoi penallti.

Me këtë fitore, Tottenhami del në vendin e katërt me 68 pikë, dy më shumë se Arsenali i vendit të pestë. Arsenali të hënën luan me Newcastlen. Vendi i katërt dërgon në Ligën e Kampionëve.

Tottenhami e ka vetëm edhe një ndeshje deri në fund.

https://v.fodder.gg/v/4dt31r